Gazetari investigativ Artan Hoxha, i ftuar në studion e lajmeve në Abc, ka komentuar për misterin që ka rrethuar opinionin publik, që është zhdukja e Ervis Martinajt.
Hoxha tha se Martinajt i ka ardhur e keqja nga mostra që ai vetë ka krijuar, nga ish-miqtë e tij në biznes.
Sipas Hoxhës pas zhdukjes së Martinajt mund të fshihen pikërisht njerëzit që ai ka pasur aleatë në biznese në të shkuarën, të cilët dinin gjithçka mbi të.
Ai theksoi se Aleanca e re e krimit që po krijohet është një monstër edhe më e frikshme se kjo që kemi parë deri më sot.
“Kundërshtarët më të mëdhenj të Martinajt ishin ortakët e biznesit, të gjithë njerëzit që ai ka bërë biznes u kthyen në kundërshtarë. Kundërshtarët e tij ishin aleatët. Njerëzit të cilët i ka bërë me para, ju ka marrë para, pra atij e keqja i erdhi nga mostra që kishte krijuar, jemi para faktit që nuk kemi një përgjigje. Nëse një ditë do të gjendet një nga bordorotë e kompanisë së Visit ne do të shohim çudira, politikanët nuk und të fshihen kaq lehtë. Nëse e lëmë këtë histori të kalojë mister, të jesh e sigurt që kjo aleanca e re do të jetë një monstër shumë më e fuqishme”, tha Hoxha.
/Abcnews.al/