Sondazh

A do të zgjasë gjatë konflikti në Iran?

Loading ... Loading ...
 

Aksident tragjik në Greqi, kamioni përplas makinën, humb jetën i riu shqiptar

schedule12:27 - 24 Gusht, 2022

schedule 12:27 - 24 Gusht, 2022

Një 29-vjeçar shqiptar humbi jetën në një aksident në Halkidiki të Greqisë herët në mëngjesin e së mërkurës. Makina që ai drejtonte është përplasur me një kamion.

29-vjeçari u dërgua në spitalin Polygyros ku u konstatua i vdekur.

Aksidenti ka ndodhur në orën 6:50 të mëngjesit të sotëm në km 23 të rrugës N. Moudania – Sithonia. Makina e 29-vjeçarit nga Shqipëria, siç raporton është përplasur me një kamion që drejtohej nga një 48-vjeçar, raportojnë mediat greke.



Në vendngjarje ka mbërritur autoambulanca e EKAV-it, e cila e ka transportuar të riun në Spitalin e Përgjithshëm të Halkidikit, ku ka konstatuar vdekjen.

Një hetim paraprak po kryhet nga Departamenti i Qarkullimit të Poligyros. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!