Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kritikoi pushtimin e Ukrainës, arrestohet politikani rus

schedule11:46 - 24 Gusht, 2022

schedule 11:46 - 24 Gusht, 2022

Një video e publikuar në mediat sociale duket se tregon politikanin rus të opozitës Yevgeny Roizman, i cili është arrestuar shtëpinë e tij në atë që është masa e fundit e dukshme e Kremlinit për të ndëshkuar kritikët e luftës në Ukrainë, shkruajnë mediat e huaja.

Në video shihet Roizman, i cili u thotë gazetarëve se po hetohej sipas një ligji kundër diskreditimit të forcave të armatosura. Ai tha se po arrestohej “në thelb për një frazë që kishte përdorur: ‘pushtimi i Ukrainës'”.

Agjencia shtetërore e lajmeve TASS citoi shërbimet e sigurisë së Yekaterinburgut që konfirmuan arsyen e arrestimit, duke thënë se Roizman po hetohej për “diskreditim të ushtrisë ruse”.

Politikani rus mund të dënohet deri në 5 vite burg.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!