Atenat në Vlorë, një i vrarë dhe një i plagosur (video)

schedule08:00 - 27 Maj, 2019

schedule 08:00 - 27 Maj, 2019

Një i ri u ekzekutua në orët e para të para të kësaj të hëne, kurse shoku i tij është në gjendje të rëndë në spital.

Atentati ndodhi në fshatin Poro të Vlorës. Viktima i cili ndërroi jetë rrugës për në spital, është 22 vjeçari Sotiraq Mëhilli, kurse i plagosuri rëndë me plumb në trup dhe në këmbë është Eno Mata 32 vjeç.

Mata dyshohet se ishte shënjestra e atentatit dhe kishte pak më shumë se 6 muaj i kthyer nga Greqia ku edhe ishte i dyshuar e dënuar për grabitje.

Aleksandër Mata ose i njohur ndryshe si Eno Mata në vitin 2017 sëbashku me shokun e tij Mikel Brahimaj dyshohet se vranë në Athinë avokatin grek, Mihalesi Zafeiropoulos.

Por, shënjestra e atentatit të sotëm pas një grabitjeje la një shënim për policët grekë ku shkruhej se “Unë vjedh, por nuk jam vrasës”.

Eno Matës në fund të letrës shkroi  “Maradona – këmbëshpejti”.  Ai njihej me këtë pseudonim, pasi është rritur në Arkadia në Greqi dhe ka luajtur futboll me ekipin e qytetit ku shokët e tij e thërrisnin “Maradona shqiptar”.

Viktima dhe i plagosuri  po udhëtonin me motor në momentin kur janë qëlluar me kallashnikov.

Me pas autorët e ngjarjes vetëm disa kilometra larg kane djegur edhe makinen që perdoren në kryerjen e krimit.

Brenda në makinë Benz e djegur në Bishan u gjetën dy kallashnikovë. Makina rezulton e vjedhur gjithashtu edhe targat janë të vjedhura.

/ABC News Albania 24/7