“Do të jesh gjithmonë një familje për mua”, Seferi emocionon me fjalët pas largimit nga bardheblutë

schedule21:15 - 22 Gusht, 2022

schedule 21:15 - 22 Gusht, 2022

Taulant Seferi ka mbyllur sot zyrtarisht aventurën e tij me Tiranën, me lajmin që e zyrtarizoi klubi kampion nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

Sulmuesi i kombëtares shqiptare është gati për të nisur një eksperiencë të re, këtë herë në Ukrainë te Vorslka Poltava.

Menjëherë ka ardhur edhe reagimi nga Seferi, i cili nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka falënderuat të gjithë ambientin bardheblu për emocionet e përjetuara,  teksa nuk ka ngurruar ta quajë Tiranën si një shtëpi të dytë, apo një familje për të.

“Faleminderit Tirona ime! Në fare pak kohë u ktheve në shtëpinë që më kishte munguar. Sot me bindje them se do jesh gjithmonë familje për mua. Kam përjetuar emocione të forta nga ato që rrallë mund të kalohen në jete. Me kë dhënë dorën atëherë kur ndoshta pak besuan edhe mirënjohja është një virtyt që dua ta ruaj. Klube mund të ndërrojmë shumë por të rralla janë fanellat e rënda që lënë gjurmë.

Këtu kalova nga vitet dhe eksperiencat më të bukura më njerëz special. Përgjithmonë falenderues ndaj Zotit, këtij klubi, familjes time, shokëve të mi të skuadrës më të cilët provuam humbjet dhe fitoret, trajnerit Shehi që besoi tek unë, të gjithë stafit Teknik, stafit mbështetës, administratës së klubit Tirana, si edhe Presidentit mbështetja e të cilit s’më ka munguar në asnjë moment.

Nga falenderimet më të veçanta i takojnë atyre që janë lojtari i 12 në fushë ama të parët edhe të vetmit në shkallet e stadiumit, tifozerisë bardheblu që duartrokitën për mua dhe brohoriten çdo gol, çdo aksion. Sot nis një rrugëtim te ri, me zemrën plotë drejt një kapitulli te ri. Dashuria dhe vlerësimi i pamasë që më keni dhënë më jep forcë të eci përpara”, shkroi Seferi në Instagram. /f.a/abcnews.al