Inflacioni i çmimeve të konsumit në Britani pritet të arrijë në 18% – nëntë herë mbi objektivin e Bankës së Anglisë në fillim të vitit 2023, sipas një deklaratë të një ekonomisti në bankën amerikane Citi.
“Lind pyetja se cila politikë mund të kompensojë efektet si në inflacion ashtu edhe në ekonominë reale,” tha Benjamin Nabarro.
Inflacioni i çmimit të konsumit për herë të fundit ishte mbi 18% në 1976. Me inflacionin që tani pritet të jetë dukshëm më i lartë se parashikimi i Bankës së Anglisë prej 13% në gusht, Komiteti i Politikës Monetare ka të ngjarë të arrijë në përfundimin se rreziqet e inflacionit janë intensifikuar.
Banka e Anglisë në fillim të këtij muaji njoftoi një rritje të rrallë të normave të interesit dhe investitorët presin një tjetër lëvizje të madhe kur Komiteti i Politikës Monetare të bëjë njoftimin e ardhshëm të planifikuar më 15 shtator.
/abcnews.al

