Një zyrtar i lartë i shërbimit inteligjent ukrainas u gjet i vdekur në shtëpinë e tij mbrëmjen e së shtunës. Sipas mediave lokale, burri u gjet i vdekur nga gruaja e tij në banesën e tyre në Kropyvnytskyi.
Bëhet fjalë për Oleksandr Nakonetsny. Ai ishte kreu i SBU, shërbimit spiun të Ukrainës , në rajonin e Kirovogradit. Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Ukrainës konfirmoi vdekjen e Nakonetsny, ndërkohë ka nisur një hetim policor për incidentin.
Sipas një politikani vendas, Andrei Lavrus, Nakonetsny kreu vetëvrasje.
Ky pretendim, megjithatë, nuk është konfirmuar nga autoritetet.
/abcnews.al


