Sipas zyrtarëve ukrainas, Rusia vazhdon sulmet e saj në rajonet lindore dhe jugore në Ukrainë, shkruan Al jazeera.
Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës tha se forcat ruse kishin bombarduar vendbanimet në Soledar, Zaytseve dhe Bilogorivka në rajonin lindor Bakhmut.
Ndërkohë, guvernatori i rajonit Dnipropetrovsk tha se Nikopol, i cili shtrihet përtej lumit Dnieper nga termocentrali bërthamor Zaporizhzhia, ishte goditur nga raketat 5 herë gjatë natës, duke shkaktuar një zjarr të madh në një objekt industrial dhe duke ndërprerë energjinë për 3,000 banorë.
Guvernatori rajonal raportoi gjithashtu se qyteti jugor i Mykolaiv u godit nga raketa S-300.
/abcnews.al

