Mediet greke kanë publikuar detaje të reja në lidhje me sherrin mes dy shqiptareve, nga ku mbeti e lënduar Joana 27 vjeç.
27-vjeçarja u sulmua me thikë nga një 25-vjeçare shqiptare, pasi sipas kësaj të fundit Joana frekuentohej me bashkëshortin e saj.
Joana ndodhet në spital, pasi ka marrë 2 plagë në bark dhe një në krah.
Ajo u godit me thikë në oborrin e shtëpisë të së motrës, ndërsa citohet të ketë thënë se autorja i dërgonte vetë asaj dhe prindërve të saj mesazhe kërcënuese për jetën. Joana tregon se ajo nuk kishte lidhje intime me burrin e 25-vjeçares, kishin thjeshtë shoqëri me njëri-tjetrin.
Sipas saj 25-vjeçarja ishte një grua e sëmurë nga xhelozia, dhe se e kishte sulmuar dhe kërcënuar edhe herë të tjera.
Më tej Joana tregon se në momentin që është sulmuar me thikë ka bërtitur dhe menjëherë ka dalë motra e saj që e ka ndihmuar, ndërsa babi ka kapur për krahu 25-vjeçaren dhe i ka thënë se do ta vras, për shkak se nuk duronte të shihte të bijën të lyer me gjak.
25-vjeçarja është arrestuar nga autoritetet greke, ndërsa pritet që në ditët në vijim të gjykohet nga drejtësia Helene./abcnews.al/