Forcat ruse rreth termocentralit bërthamor Zaporizhzhia synojnë të shkëputin energjinë e prodhuar atje nga sistemi energjetik ukrainas, thonë zyrtarët ukrainas.
Zaporizhzhia është stacioni më i madh bërthamor në Evropë dhe ka qenë nën kontrollin e forcave ruse që nga marsi, por ka vazhduar të funksionojë.
Energoatom, kompania shtetërore e energjisë që operon centralin, thotë se pushtuesit rusë po përgatiten të organizojnë një provokim në shkallë të gjer atje.
Po ashtu, Energoatom thotë se ushtria ruse po kërkon furnizues të karburantit për gjeneratorët me naftë, të cilët do të duhet të ndizen nëse njësitë e energjisë mbyllen.
Të gjithë personelit të stacionit – përveç atyre thelbësorë për funksionimin e uzinës – i është thënë të qëndrojnë në shtëpi, shkruan BBC.
Rusia ka refuzuar thirrjet ndërkombëtare për çmilitarizimin e zonës, mes shqetësimeve për sigurinë e centralit bërthamor. Rusia ka akuzuar gjithashtu ukrainasit për provokim në termocentral dhe secila palë ka akuzuar tjetrën për bombardimin e objektit. /abcnews.al