Manchester United dhe Barcelona kanë hedhur sytë në Ligue 1. Anglezët dhe spanjollët duan një mbrojtës të djathtë, që po spikat te Lyon.
Bëhet fjalë për Malo Gusto, 19-vjeçarin që është nën kontratë me francezët deri më 30 qershor 2024.
Lyon nuk ka dëshira ta shesë mbrojtësin e djathtë, por dy klubet e mëdha kanë nisur nga puna duke kontaktuar me agjentët e tij.
Klubi francez gjithashtu po tenton të rinovojë me të. Më parë për Gusto kanë kërkuar informacion edhe Manchester City e PSG. / abcnews.al