Erando Karabeci rikthehet në Superiore dhe do të jetë pjesë e skuadrës së Teutës, ku më parë është shpallur edhe kampion.
“KF Teuta ka kënaqësinë të njoftojë se mesfushori, Erando Karabeci, është zyrtarisht pjesë e skuadrës sonë. Lojtari bashkohet me Teuten pasi, ishte pjesë e Prishtnës në sezonin e fundit.
Pas arritjes së marrëveshjes dhe zyrtarizimit të bashkëpunimit, Karabeci, nga sot është bashkuar me skuadrën në Durres ku po zhvillohen përgatitjet për edicionin e ri ne Superiore.
KF Teuta i uron mirëseardhje mesfushorit, Erando Karabeci dhe i uron shumë suksese me fanellën e klubit tonë”, njofton Teuta. / abcnews.al