Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ukraina duhet të “përgatitet për të gjithë skenarët” në centralin bërthamor Zaporizhzhia

schedule10:33 - 18 Gusht, 2022

schedule 10:33 - 18 Gusht, 2022

Ukraina duhet të “përgatitet për të gjithë skenarët” në centralin bërthamor të Zaporizhzhia të pushtuar nga Rusia, ka paralajmëruar ministri i saj i brendshëm, shkruan The Guardian.

Dhjetra punonjës të shërbimit emergjent të Ukrainës me maska ​​​​gazi dhe kostume hazmat morën pjesë në një stërvitje për reagimin ndaj fatkeqësive mes frikës për një tjetër fatkeqësi të ngjashme me Çernobilin.



 

Ata po stërviten për evakuimin e të lënduarve, kryerjen e skanimeve të rrezatimit dhe larjen e automjeteve të kontaminuara.

“Askush nuk mund të kishte parashikuar që trupat ruse do të qëllonin me tanke mbi reaktorët bërthamorë. Është e pabesueshme”, tha Denys Monastyrsky.

Për sa kohë që centrali kontrollohet nga Rusia ka “risqe të mëdha”, shtoi ministri.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!