Tirana luftë për mbijetesë ndaj Laçit

schedule20:10 - 24 Maj, 2019

schedule 20:10 - 24 Maj, 2019

Tirana do të luajë të dielën ndaj Laçit. Një takim nga ku do të vendoset jo pak për mbijetesën. Ne radhët e bardh e bluve ka disa rikthime të rëndësishme.

Fatet e Tiranës për mbijetesën do të varen jo pak nga transferta e ditës së diel ndaj Laçit.

Të dyja skuadrat luajnë shanset e fundit për të arritur objektivat sezonale. Skuadra kurbinase për të shpresuar tek kualifikimi në Kupat e Evropës ndërkohë që Tirana kërkon të shpëtojë sezonin. Bardh e blutë nuk e kanë siguruar mbijetesën dhe kanë vetëm dy pikë më shumë se Kastrioti i vendit të parafundit. Në prag të transfertës ndaj kurbinasve tek Tirana është rikthyer Albi Doka dhe Dorian Kërçiku.

Të dy futbollistët janë stërvitur normalisht me pjesën tjetër të grupit. Ndaj Laçit nuk do të jetë i gatshëm Grent Halili, i cili vuan nga një problem në Kavilje. Trajneri Mema nuk do të llogarisë as shërbimet e Karabecit dhe Dajës pasi sezoni ka përfunduar për të dy lojtarët në fjalë. Sa i përket formacionit bardh e blutë, trajneri Mema pritet të hedhe në fushë skemën 4-4-2.

Në portë Lika, në mbrojtje Kërçiku, turtulli Imami dhe Hoxhallari. Në mesin e fushës Doka, Kobina, Maveje dhe Greca ndërkohë që reparti ofensivë do te përbehet nga Ngo dhe Hasani. Sa i përket tifozerisë, klubi i Laçit pritet të vendosë në zbatim rregulloren e kampionatit ku do të vendosë në dispozicion për miqtë vetëm pjesën që i takon rreth 130 bileta./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!