Policia italiane ka arrestuar një shqiptar në zonën e Leçes.
Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar që prej vitit 2012.
Sipas medieve italiane, shqiptari ende i paidentifikuar në periudhën 2010-2012 kishte falsifikuar formularët e aplikimit për lëshimin e pasaportave dhe kartave të identitetit në Shqipëri.
I arrestuari u dërgua në burg, në pritje të gjykimit./abcnews.al/