Europa në krizë, çmimi i energjisë shkon në stratosferë

schedule18:49 - 15 Gusht, 2022

schedule 18:49 - 15 Gusht, 2022

Çmimi i energjisë elektrike në bursë ka kapur majat, duke u shitur për herë të parë mbi 500 euro për megawat.

Europa po përballet me një krizë të thellë të energjisë elektrike, kjo për dy faktorë, e para lufta në Ukrainë, e cila ka sjellë shtrenjtimin e gazit natyror dhe e dyta thatësira që ka përfshirë kontinentin.

Shteti i parë Europian dhe Ballkanik që lajmëroi kufizimet e energjisë elektrike gjatë ditës së sotme ishte Kosova, por falë ndihmës së Shqipërisë nuk do të ketë ndërprerje të energjisë për vëllezërit tanë në Kosovë.

Siç shihet edhe më lart çmimet janë reflektuar në bursën hungareze. Ndërkohë që liderët europianë kanë paralajmëruar që kriza do të thellohet edhe më shumë përgjatë muajve në vijim, kjo dhe për shkak të dimrit që na pret.

/Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!