Fermerët shqiptarë do të kenë mundësi që ti shesin prodhimet bujqësore nëpërmjet bursës duke siguruar një çmim më të favorshëm për prodhimet.
Ministri i Bujqësisë, Andis Salla sqaroi se nisma vjen si përgjigje ndaj shqetësimeve të shpeshta të ngritura nga fermerët për gjetjen e tregut dhe çmimin me të cilin shitet prodhimi i tyre.
Platforma do të jetë një mekanizëm i ri që synon të shmang përcaktimin e çmimeve nga grumbulluesit dhe ndihmon prodhuesit të gjejnë treg të sigurt për shitjen e prodhimeve të tyre.
Sipas ministrit Salla mekanizmi i ri synon të krijojë një treg më transparent, duke rritur njëkohësisht fuqinë negociuese të fermerëve përballë blerësve.
Bursa Bujqësore, synon t’i ndihmojë fermerët të shesin më lehtë prodhimet e tyre.
Përmes kësaj burse, blerësit me shumicë do të tregojnë se çfarë produktesh kërkojnë, sa sasi u duhen, çfarë cilësie dhe sa janë të gatshëm të paguajnë.
Fermerët do të mund t’i shohin këto oferta dhe do të kenë mundësi të zgjedhin atë që u leverdis më shumë./abcnews.al

