A e dini se është bërë e njohur shtimi i kripës në kafe? Edhe pse mund të tingëllojë e çuditshme, rezulton se kafeja e kripur ka përfitimet e saj. Alton Brown, një kuzhinier dhe autor i disa librave të gatimit, shpjegoi se shtimi i një sasie kripe përmirëson shijen dhe e bën kafen më pak të hidhur.
Braun këshillon të vendosni dy lugë kafe në një filxhan të madh dhe më pas të shtoni një çerek lugë çaji kripë. Është e rëndësishme të mos e teproni. Në këtë mënyrë do të reduktoni nevojën për të konsumuar sheqer të pashëndetshëm. Kafeja është e dobishme sepse përmban magnez dhe antioksidantë.
Disa studime kanë treguar se mund të jetë e dobishme edhe në luftën kundër sëmundjes së Alzheimerit. Megjithatë, nëse i shtoni sheqer, nuk do t’i vini re përfitimet e përmendura. Mund të shtoni peshë dhe të përjetoni komplikime shtesë shëndetësore.
Kafeja e kripur mund të zëvendësojë aditivët e keq dhe t’ju mbajë të shëndetshëm. /abcnews.al