Fifi ka një kërkesë publike për Edi Ramën

schedule12:07 - 11 Gusht, 2022

schedule 12:07 - 11 Gusht, 2022

Këngëtarja e njohur, Fifi ka bërë një kërkesë publike për disa nga krerët më të rëndësishëm të institucioneve shtetërore në vend.

Përmes një postimi në Instastory, ajo i ka kërkuar presidentit Bajram Begaj, kryeministrit Edi Rama, kryebashkiakut Erion Veliaj dhe ministres së Kulturës Elva Margaritit, të marr një pasaportë shqiptare.

Fifi ka theksuar se tashmë ka 7 vite që jeton dhe po zhvillon karrierën në Shqipëri.

“Si një vajzë shqiptare nga Kosova që veproj dhe jetoj tash e 7 vite në Shqipëri dhe dua fort të pajisem me pasaportën shqiptare me shqiponjë…

A mund të ndodhi që të bëhem shqiptare ndonjëherë?”, ka shkruar këngëtarja në formë lutjeje.

Kujtojmë që aktualisht ajo po shijon lidhjen e dashurisë me biznesmenin Adis Patushi. Ata u njohën, kur Fifi doli nga shtëpia e famshme e “Big Brother VIP”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!