TIRANË – Një aksident është shënuar në zonën e Yzberishtit, në rrugën “3 Dëshmorët”, ku një makinë e cila qëndronte e parkuar, është goditur nga pas nga një tjetër automjet.
Raportohet se në këtë aksident ka vetëm dëme materiale. Si për ironi të fatit në pamje shihet, se pronari i mjetit të parkuar, kujdes për të që të mos dëmtohej as nga faktorët atmosferik duke e mbuluar me mushama. Por mesa duket kjo përpjekje e qytetarit ka shkuar dëm pasi është goditur nga një automjet tjetër.
Nuk dihet ende nëse policia ka ndërhyrë për rastin në fjalë, pasi në vendin e aksidentit është gjetur vetëm makina e dëmtuar.
/abcnews.al/

