Një makinë është përplasur me një motor në rrugën Babicë-Qishbardhë në Vlorë.
Uniformat blu bëjnë me dije se nga përplasja ka mbetur i lënduar një 37-vjeçar, i cili ndodhet në spitalin e Vlorës, në gjendje të rëndë shëndetësore.
Njoftimi i policisë
Vlorë/Informacion paraprak
Sot, rreth orës 13:30, në aksin rrugor Babicë-Qishbardhë, një automjet tip “Benz” me drejtues shtetasin L. B., 59 vjeç, është përplasur me një motomjet me drejtues shtetasin E. C., 37 vjeç, i cili ndodhet në spitalin e Vlorës, në gjendje të rëndë shëndetësore.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.
/abcnews.al/



