Makina përplas këmbësoren në aksin Korçë-Pogradec, vdes 72-vjeçarja

schedule10:43 - 6 Gusht, 2022

schedule 10:43 - 6 Gusht, 2022

Milkë Kroza, 72 vjeç ka humbur jetën mëngjesin e sotëm si pasojë e një aksidenti të ndodhur në aksin Korçë-Pogradec.

Burime nga policia bëjnë me dije se “rreth orës 10:20, në aksin rrugor Korçë-Pogradec, në afërsi të fshatit Lumalas, Korçë, shtetasi F. U., duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka përplasur shtetasen Milkë Korza, 72 vjeçe, këmbësore në rrugë.”

Kjo e fundit ka gjetur vdekjen si pasojë e plagëve të marra.

Drejtuesi i mjetit ndodhet i shoqëruar për veprimet e mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit./Abcnews.al/