Armando Broja do të qëndrojë me shumë mundësi te Chelsea.
Vendimi i fundit i klubit londinez këtë lë të kuptohet.
Sulmuesit i është dhënë numri 18, që e mbante edhe te Southampton.
Trajneri Thomas Tuchel ia kishte shprehur sulmuesit dëshirën ta mbante në ekip.
Me shumë gjasa ai që do ta largohet nga sulmuesit është gjermani Timo Werner, i cili po kërkohet nga Leipzig. / abcnews.al