“Drejtësi për Jonadën! A mund të luaj në breg me babin?” qytetarët protestë para Minsitrisë së Brendshme

schedule19:24 - 4 Gusht, 2022

schedule 19:24 - 4 Gusht, 2022

Me qindra qytetarë shqiptarë kanë dalë mbrëmjen e sotme në protestë përballë Ministrisë së Brendshme, pas ngjarjes tragjike të dy ditëve më parë në plazhin e Potamit në Himarë.

Ajo që bie në sy janë thirrjet e qytetarëve të cilët kërkojnë drejtësi për Jonada Avdian, 7-vjeçarja e cila u vra në breg të detit pasi u përplas nga skafi i drejtuar nga oficeri i policisë Arjan Tase.

Në protestë gjithashtu janë edhe fëmijë të cilët mbajnë në duart e tyre pankarta ku shkruajnë” A mund të luaj në breg me babin?”.

Ndërkohë që të pyetur nga gazetarja e Abc, Erneta Shevroja, qytetarët shprehen se kanë dalë në protestë pasi ndihen të pasigurtë në Shqipëri, pasi shteti nuk funksionon.

/Abcnews.al/