Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

VIDEO/ Aksidenti me një të vdekur në Rrogozhinë, trupi i pajetë i shoferit ka ngecur në makinë prej më shumë se një ore

schedule12:01 - 4 Gusht, 2022

schedule 12:01 - 4 Gusht, 2022

Ka marrë përmasat e një tragjedie të vërtetë aksidenti i sotëm në vendin e quajtur Bishti i Zhurit në Rrogozhinë, ku një makinë u përplas nga një kamion.

Nga përplasja fatale ka ndërruar jetë shoferi i mjetit tip “Benz”.

Trupi i të aksidentuarit ndodhet ende i ngecur në brendësi të makinës, e cila është deformuar tërësisht nga përplasja e fortë me kamionin.

Kërkohet ndërhyrje me e specializuar për nxjerrjen e tij nga hekurat e makinës.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton për rrethanat e aksidentit.

Paraprakisht dyshohet për shpejtësi jashtë normave të lejuara.

Njoftimi i policisë:

DVP Tiranë/Informacion shtesë sqarues

Në lidhje me aksidentin e ndodhur ditën e sotme, në vendin e quajtur “Bishti i Zhurit”, ku mjeti kamion me drejtues shtetasin I. C. u përplas me mjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin F. M., 27 vjeç, ju informojmë se si pasojë e aksidentit drejtuesi i mjetit tip “Benz” ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!