SHBA-ja dënon fjalimin “nazist” të Orban

schedule08:43 - 29 Korrik, 2022

schedule 08:43 - 29 Korrik, 2022

Shtetet e Bashkuara të Amerikës i quajtën të “të pafalshme” komentet e kryeministrit hungarez, Viktor Orban, i cili mbajti një qëndrim kundër “popujve me racë të përzier”. E dërguara e SHBA-së kundër antisemitizmit, Deborah Lipstadt tha se ishte “thellësisht e alarmuar” nga “përdorimi i retorikës që ngjall qartë ideologjinë racore naziste”.

Orban ka mbajtur fjalimin të shtunën në një rajon të Rumanisë, që ka komunitet të madh hungarez. Ai ka thënë se popujt europianë duhet të jenë të lirë që të bashkohen me njëri-tjetrin, por përzierja me joeuropianët krijon “një botë me raca të përziera”.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Ned Price tha se deklaratat e Orbanit “nuk reflektojnë vlerat e përbashkëta që lidhin Shtetet e Bashkuara me Hungarinë”.

Pas komenteve të Orbanit edhe Zsuzsa Hegedus, pjesëtare e rrethit të ngushtë të kryeministrit hungarez, ka dhënë dorëheqjen.

/abcnews.al