Më shumë se 20 raketa të lëshuara nga Bjellorusia raportohet se kanë goditur rajonin e Chernihiv këtë mëngjes, sipas zyrtarëve ukrainas, sipas The Guardian.
Guvernatori rajonal Viacheslav Chaus tha se “më shumë se njëzet” raketa u hodhën nga territori i Bjellorusisë duke goditur Goncharivska rreth orës 5 të mëngjesit.
“Sot të gjithë u zgjuam shumë herët dhe ky zgjim ishte shumë shqetësues, mund të dëgjonim shpërthime. Pas orës 5 të mëngjesit, janë lëshuar nga territori i Bjellorusisë raketa në shkallë të gjerë,” tha ai.
Ende nuk dihet numri i viktimave apo të plagosurve.
/abcnews.al