Jonida Maliqi me këngën “Ktheju tokës” ka kënduar e dyta sonte në finale e festivalit e Eurovision, ku dhuroi shumë emocione. Ajo ka arritur t’ia dalë më sukses duke mbyllur performancën e saj në këtë finale. Mes skenës elektrizuese dhe zërit të saj potent Jonida përcolli shumë emocione.
Tashmë ajo duhet të presë derisa të përfundojnë së performuari të gjithë këngëtarët e shteteve të kualifikuar për finale. Duket se pritja do jetë e gjatë për këngëtaren shqiptare për rezultatin final. Të gjithë shqiptarët jashtë vendit mund të votojnë me kodin 02 nëse Jonida është e preferuara e tyre.
Në një përllogaritje të votave të jurisë si dhe televotimit do të përcaktohet renditja e saj./abcnews.al

