Detaji i veçanta i kartolinës prezantuese të Jonida Maliqit në Eurovision

schedule21:15 - 18 Maj, 2019

schedule 21:15 - 18 Maj, 2019

Sonte është nata finale e Eurovizion dhe Shqipëria përfaqësohet nga kënga “Ktheju tokës” e kënduar nga Jonida Maliqi. Këngëtarja në Tel Avivit të Izraelit, jo vetëm ka kënduar, por atje ka xhiruar edhe klipin prezantues.

Pak ditë më parë Jonida rrëfeu se pse xhirimi i klipit në lumin Dan për të ishte shumë emocional. Emri Dan një është një emër shumë i shtrenjtë për Jonidën pasi djali 7-vjeçar i këngëtares është pagëzuar me këtë emër. Për këtë fakt, Jonida shkroi bashkëngjitur videos një mesazh për “lumin që të çon drejt parajsës”.

“Dan River! Lumi që të çon drejt Parajsës… të paktën kështu e quanin vendasit e Tel Aviv. Dan, tani e kuptova pse jam në parajsë, se të kam ty. Të dua parajsa ime!”

Por mund të themi se kjo ka qenë edhe një arsye më shumë që kartolinën përshëndetëse të Eurovisionit, Jonida ta regjistronte pikërisht këtu, mes rrjedhës së lumit të parajsës, ujërave të blerta e gjelbërimit të pafund.

Sido që të përfundojë finalja e kësaj nate, Jonida në Tel Aviv e mori trofeun e saj, bashkë me rrjedhën e lumit që mban emrin e birit, vendin e zgjedhur dhe parajsën e premtuar./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!