Bashkimi Europian po shqyrton mundësinë e sekuestrimit të aseteve ruse për t’i përdorur ato për rindërtimin e Ukrainës. Ndërsa shumica e vendeve të BE-së besojnë se konfiskimi është politikisht dhe moralisht i dëshirueshëm, ata janë të shqetësuar gjithashtu s është i paligjshëm dhe se do të krijonte mundësi ndaj padive për bllokun që mund të rrezikonte t’i humbiste rastet në gjykatat e veta, sipas Reuters.
Ngrirja e aseteve
BE-ja ka sanksionuar më shumë se 1.200 individë dhe 100 entitete për destabilizimin e Ukrainës që nga aneksimi i Krimesë nga Moska më 2014. Pas pushtimit rus të Ukrainës më 24 shkurt të këtij viti, në mesin e tyre, BE-ja futi në listën e zezë presidentin Vladimir Putin, ministrin e Jashtëm, Sergei Lavrov, dhe oligarkë rus.
Këtyre u është ndaluar të vizitojnë BE-në dhe pasuritë e tyre janë ngrirë, por nuk janë konfiskuar për t’u shitur. Thesari i SHBA-së tha në fund të qershorit se aleatët perëndimorë kishin ngrirë ose bllokuar më shumë se 30 miliardë dollarë asete të sanksionuara të rusëve.
Komisioni Europian ekzekutiv i BE-së ka raportuar 13.9 miliardë euro të aseteve të oligarkëve rusë të bllokuara në BE.
Por, kjo mund të jetë vetëm një pjesë e vogël e pasurisë së këtyre individëve në listën e zezë. Derisa nuk ekzistojnë shifra të sakta, Anders Aslund, një ekonomist suedez që këshilloi Qeverinë ruse në të kaluarën, vlerëson se të gjitha pasuritë e individëve të listës së zezë jashtë Rusisë mund të vlejnë rreth 400 miliardë dollarë. Nuk është e qartë se sa nga kjo shumë mund të jetë në Europë ose SHBA dhe për rrjedhojë sa është shuma që mund të jetë subjekt i ngrirjes ose konfiskimit.
Pushtimi rus i Ukrainës
Në krye të kësaj vjen një vlerë prej 300-400 miliardë dollarësh të aktiveve të bankës qendrore ruse të mbajtura në Perëndim, nga të cilat Franca ka raportuar se ka ngrirë rreth 23 miliardë euro.
Këto asete mund të shkojnë për plotësimin e nevojave të Ukrainës për rindërtim. Zëvëndëskryeministri i vendit e vlerësoi 700 miliardë dollarë vetëm rindërtimin e infrastrukturës së dëmtuar. Shtetet perëndimore fillimisht do të duhet të konfiskojnë asetet, gjë që në shumicën e vendeve të BE-së kërkon një dënim gjyqësor për një vepër penale.
Për ta mundësuar këtë, Komisioni i BE-së dëshiron të zgjerojë listën e krimeve të njohura në të gjithë BE-në për të përfshirë përpjekjen për të anashkaluar sanksionet.
Në paketën e saj të fundit të sanksioneve, BE-ja javën e kaluar vuri përgjegjësinë mbi individët e sanksionuar për të deklaruar pasuritë e tyre, në një përpjekje për ta bërë më të lehtë veprimin e zyrtarëve shtetërorë. Blloku po shqyrton, gjithashtu, mundësinë e konfiskimit pa vendim, megjithëse ka përvojë të kufizuar me atë në Shtetet e Bashkuara, Kanada, Itali dhe Irlandë.
Megjithatë, ky është një paralajmërim i rëndësishëm për ata që mendojnë të ridrejtojnë asetet e ngrira ruse për të rindërtuar Ukrainën.
Nëse sekuestrimi rezulton i pamundur për arsye ligjore ose praktike, Reynders tha se Perëndimi mund t’i mbajë të ngrira asetet e Rusisë për aq kohë sa Moska nuk pranon të kontribuojë në rindërtimin e Ukrainës si pjesë e bisedimeve përfundimtare të paqes.
/abcnews.al

