LSI zhvillon sot Konventën Kombëtare në Pallatin e kongreseve një ditë pas lënies së mandatit të Presidentit të Ilir Metës.
Ish-Presidenti në një prononcim për gazetarin Juxhin Mustafaraj, në “Radar” në Abc u shpreh se qëllimi është imponimi i zbatimit të Kushtetutës.
Meta: Pres që LSI të ngrihet në nivelin e lartësisë që kërkon vendi për tu shkëputur një herë e përgjithmonë nga një sistem kleptokratik viktimë e të cilit ka qenë edhe vetë LSI. Unë besoj se LSI i ka të gjitha mundësit për tu ngritur në këtë nivel të ri dhe për të bashkuar gjithë forcat me të gjithë qytetarët shqiptarë, intelektualët, të rinjtë të cilët duan të marrin në dorë fatet e vendit në mënyrë konkrete dhe një mekanizëm konkret duke imponuar zbatimin e Kushtetutës së Shqipërisë.
Ditën e sotme pritet që të merren vendime të rëndësishme të cilat do të çojnë në riorganizimin e kësaj force politike./Abcnews.al/