Një aksident me paspojë vdekje ka ndodhur në sot rreth orës 11:40 në rrugën Rahovec – Xërxë, Kosovë.
Nga aksidenti rrugor ka mbetur i vdekur një person, ndërsa një tjetër është lënduar.
Lajmin e ka konfirmuar për Express zëdhënësi i Policisë, Sheremet Elezaj. Ai ka bërë të ditur se në aksident janë përfshirë dy automjete.
Ai tha se viktima është i moshës madhore dhe se vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në QKMF-në e Rahovecit.
Sipas Elezajt, personi i lënduar është dërguar për trajtim mjekësor dhe pastaj është shoqëruar në Polici.
“Njësitet relevante të policisë kanë dalë ne vend-ngjarje si dhe është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili po ashtu ka dalë në vendin e ngjarjes. Rasti është duke vazhduar me hetime”, tha ai./abcnews.al/