Gazetari Lorenc Vangjeli ka thënë në “Abc Live” se Bajram Begaj është nga zgjedhjet e Edi Ramës që meriton lëvdata dhe vuri në dukje se presidenti i ri i ka dhënë provat për detyrën që mori.
Vangjeli tha se në fjalimet e Begajt nuk kishte asgjë që nuk shkonte, ndërsa e quajti një shqiptar të mbarë dhe patriot.
“Asgjë nuk shkonte. Çdo gjë ishte në rregull. Tentativa jonë për të gjetur qime dhe në vezët e ziera është një sport kombëtar. Të njëjtën qasje pamë edhe kur emri i tij doli si kandidat i vetëm. Tentuan gjatë dhe nuk gjetën gjë. Është një shqiptar i mbarë, një shqiptar patritot. Në këto kohë të liga, shqiptarët e mirë duhet t’i kenë këto cilësi. Është një nga aktet e rralla të Edi Ramës që nuk meriton sharje por vetëm lëvdata. Zgjdhje e duhur në vendin e duhur. Begaj ka dhënë prova dhe sprova. Identikiti i tij i mjekut me uniform ushtarake shpresoj të jetë një ogur i mirë i Shqipërisë”, tha Vangjeli.
Lidhur me faktin që Begaj nuk përmendi Kosovën në fjalimin e tij, Vangjeli tha se tentativa për të vendosur kufij mes dy vendeve, nuk vjen nga shqiptarët e mirë.
“Presidentja e Kosovës ishte gjithashtu në ceremoninë e betimit. Tentativa të tilla për të vendosur një kufij atje ku kalon viza e kufirit, mes dy shqipërive, nuk vjen nga shqiptarët e mirë. Sa herë ka një problem në Tiranë, projektohet në Prishtinë. Kosova është prioriteti tradicional i Shqipqrisë dhe çdo tentativë që vjen ose nga njerëz anonim, ose nga njerëz që bëjnë politikë, është më së paku kriminale. Kurrë shqiptarët nuk e kanë pasur këtë status.
Është më mirë me qetësi, të projektojmë armikun gjithkund tjetër, vetëm jo mes nesh. Sherrxhinjtë e kanë çakmakun në xhep, sidomos në ëkto ditë të nxehta dhe nuk është e vështirë ta ndezësh zjarrin”, tha Vangjeli në studion e “Abc Live”. /abcnews.al