Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Rusia: Ngadalësimi i ekonomisë amerikane, i njejtë me vdekjen e Leninit

schedule08:48 - 25 Korrik, 2022

schedule 08:48 - 25 Korrik, 2022

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova vuri në dyshim qëndrimin e Sekretares së Thesarit të SHBA-së, Janet Yellen, e cila tha se ngadalësimi i ekonomisë amerikane nuk është një recesion, por një fenomen i domosdoshëm pas rritjes së shpejtë.

“Shumë persona në vitin 1924 ishin të sigurt se Lenini nuk vdiq, por thjesht e zuri gjumi derisa të vinin kohë më të mira,” tha diplomatja ruse në faqen e saj në Telegram, duke komentuar deklaratën e  Yellen.

Sekretarja amerikane, duke folur në emisionin ‘Meet the Press’ në NBC, tha shifrat e larta të punësimit dhe shpenzimet e konsumatorëve në SHBA tregojnë se ekonomia amerikane nuk është aktualisht në recesion.



Punësimi në SHBA mbeti i lartë, me 372,000 vende pune të shtuara dhe norma e papunësisë mbeti në 3.6%. gjatë muajit qershor. Ishte muaji i katërt radhazi që numri i të punësuarve shkoi në 350,000.

“Kjo nuk është një ekonomi në recesion,” tha Yellen, e cila më parë kryesonte bankën qendrore të SHBA.

“Por ne jemi në një periudhë tranzicioni ku rritja po ngadalësohet dhe kjo është e nevojshme dhe e përshtatshme,” shpjegoi ajo.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!