Cesar Azpilicueta dhe Barcelona janë gjithmonë e më afër. Sipas “Sport” raportohet se katalanasit kanë pranuar të paguajnë shumën e kërkuar nga Chelsea për të lënë të lirë lojtarin.
Shumë e kërkuar nga blutë e Londrës është 5 milion eurosh, me blaugranat që tashmë do të paguajnë për kapitenin e skuadrës angleze, me qëllim që ta vënë atë nën urdhrat e Xavi Hernandez.
Po sipas burimit në fjalë, Azpilicueta do të nënshkruajë kontratë 2-vjeçare me Barcelonën dhe me mundësi vazhdimi edhe për një vit të tretë.
Chelsea besohet se ka siguruar tashmë shërbimet e Jules Kounde dhe kjo lëvizje do t’ia mundësojë spanjollit kalimin në “Camp Nou”.
Pasi të konfirmohet transferimi i 32-vjeçarit, Barcelona thuhet se do të nis misionin për transferimin e mbrojtësit tjetër të skuadrës londineze, Marcos Alonso.
Negociatat thuhet se janë më të ngadalta në rastin e tij, por te Barça thuhet se ka optimizëm se do të jenë në gjendje të arrijnë marrëveshje. /f.a/abcnews.al