Promovimi i terrorizmit dhe dhunës kundër rusëve, Donetsk bllokon Google

schedule13:19 - 22 Korrik, 2022

schedule 13:19 - 22 Korrik, 2022

Udhëheqësi i Republikës së vetëshpallur Popullore të Donetskut tha se do të bllokojë Google për shkak të promovimit të terrorizmit dhe dhunës kundë rusëve, shkruan CNN.

“Ne kemi vendosur të bllokojmë Google në territorin e DPR. Kjo është ajo që duhet të bëni në çdo shoqëri me kriminelë: t’i izoloni ata nga njerëzit e tjerë,” shkroi Denis Pushilin në llogarinë e tij zyrtare në Telegram të premten.

Udhëheqësi i të ashtuquajturit DPR vazhdoi të akuzonte Google se ishte pjesë e përpjekjeve të propagandës ukrainase dhe perëndimore që synojnë rusët dhe rusishtfolësit.

“Propaganda çnjerëzore e Ukrainës dhe Perëndimit ka kaluar prej kohësh të gjithë kufijtë”.

Pushilin vazhdoi duke thënë se masa ishte krijuar për të garantuar sigurinë dhe mbrojtjen e popullsisë së Donbasit dhe ishte bërë në konsultim me udhëheqjen në Rusi.

“Perëndimi dhe Ukraina po ushtrojnë presion të paprecedentë mbi Republikën dhe po krijojnë kërcënime për sigurinë fizike dhe psikologjike,” pohoi ai.

/abcnews.al