Drita nuk ka shkuar më shumë se barazimi 0-0 me belgëve të Royal Antwerp në kuadër të ndeshjes së parë të raundit të dytë kualifikues në Conference League.
Takimi që u zhvillua në në Bosuilstadion (Anterp) është mbyllur me rrjeta të paprekura, pasi asnjëra nga skuadrat nuk ka mundur të gjejë golin.
Në këtë mënyrë kjo përballje do të përfundonte në barazpeshë, për të lënë kështu të gjitha llogaritë e hapura për ndeshjen e kthimit e cila do të luhet në “Fadil Vokrri” më 28 korrik. /f.a/abcnews.al