Jules Kounde tashmë është pritoriteti i Barcelonës në vazhdim, me katalanasit që e shikojnë si lojtarin e duhur për skemat e Xavi Hernandez për sezonin e ri.
Nuk është vetëm Barça që kërkon shërbimet e lojtarit të Sevilla, pasi Chelsea po i konkurron frikshëm katalanasit.
Të dy skuadrat po “luftojnë” për ta transferuar qendërmbrojtësin nga Sevilla, por ofertat e dy ekipeve për Kounden dallojnë shumë.
Barcelona i ka ofruar pagë vjetore prej gjashtë milionë euro për qendërmbrojtësin francez, kurse Chelsea dyfishin e kësaj, 12 milionë euro. /f.a/abcnews.al