Një djalë 13-vjeçar ishte mes tre viktimave, të një sulmi të forcave ruse në qytetin verilindor të Kharkiv.
Kështu ka deklaruar tha Oleh Synehubov, kreu i administratës ushtarake rajonale, sipas CNN.
“Fatkeqësisht, 3 persona, duke përfshirë një djalë 13-vjeçar, një burrë dhe një grua, u vranë si pasojë e bombardimeve të mëngjesit nga pushtuesit në lagjen Saltivskyi të Kharkiv-it”, shkroi ai në një postim në Telegram. Mësohet se një grua 72-vjeçare ka mbetur e plagosur.
Synehubov këshilloi njerëzit në Kharkiv – qyteti i dytë më i madh i Ukrainës përpara fillimit të pushtimit rus që të mos dilnin nga shtëpia, vetën në rastet kur do të ishte e nevojshme.
/abcnews.al