Është gjetur e djegur një gomone në Godull të Kurbinit në zonën pranë hidrovorit.
Dyshohet se gomonia është e njëjta e cila ishte në ndjekje nga Guardia di Finanza ditën e djeshme.
Burime për Abc bëjnë me dije se gomonia është djegur rreth orës 03:00 të mëngjesit.
Nga erdhi
Abc mëson se mjeti që u ndoq pasditen e djeshme është pikasur nga Frontex.
Kjo e fundit ka lajmëruar Guardia di Finanza dhe policinë shqiptare. Ndjekja ka vijuar nga ajri dhe nga deti. Dyshohet se mjeti ka ardhur nga Greqia dhe kishte destinacion Malin e zi.
Lexo edhe: Guardia di Finanza operacion në Vlorë, prej 1 ore në ndjekje të një mjeti
Dyshohet se po transportonte lëndë narkotike. Në fotot e siguruara nga Abc shihet se mjeti lundrues është shkrumbuar totalisht.
/Abcnews.al/