Vjehrri është dyshuari kryesor për vrasjen e 28-vjeçarit shqiptar në Belgjikë

schedule20:18 - 19 Korrik, 2022

schedule 20:18 - 19 Korrik, 2022

I dyshuari kryesor për vrasjen e një 28-vjeçar shqiptar në Blegjikë është vjehrri. Mediat belge shkruajnë se Stephane V., 55 vjeç është arrestuar herët në mëngjes pas vrasjes së Ilir S.

Ai mohon të ketë qëlluar mbi babanë e nipit të tij, por hetuesit mendojnë ndryshe. “Ne nuk kemi shkuar mirë, por nuk e kam vrarë unë”, ka deklaruar ai.

55-vjeçari është sjellë para gjykatës pasditen e sotme dhe është arrestuar. “Tani duam një analizë të gjurmëve të barutit sa më shpejt të jetë e mundur”, tha avokati i tij Bram Elyn. /abcnews.al