Kur të gjithë prisnin për përfundimin e pandemisë dhe rikthimin e botës në jetën normale, një tjetër variant i koronavirusit është shfaqur në të paktën 10 vende duke rritur ndjeshëm rastet e reja me virusin gjatë javës së fundit.
Organizata Botërore e Shëndetësisë reagoi sëfundmi në lidhje me variantin BA 2.75 të koronavirusit duke theksuar se situata po ndiqet na afër. Shfaqja e këtij variant ka bërë që rastet e reja me koronavirus të rriten me 30% brenda dy javësh në të gjithë botën duke bërë që OBSH të shqetësohet seriozisht për një valë të re të koronavirusit, raporton abcnews.al.
Në fakt, një rritje e rasteve të reja pritej gjatë këtyre muajve për shkak të ciklit që po ndjek pandemia, ndërsa më herët, shpikësi i vaksinës së parë kundër koronavirusit Ugur Sahin tha se kishin zbuluar edhe një tjetër nën variant të “Omicronit” që i rezistonte vaksinës, ç’ka do të bëjë sipas tij që të duhen edhe dy-tre muaj të tjerë që vaksinat të përshtaten edhe për këtë nën variant. /abcnews.al