Protesta e opozitës ka pasur interesin edhe të mediave ndërkombëtare. Edhe këtë të shtunë, rrjeti ndërkombëtar televiziv rus “Russia Today” ka futur në transmetim live protestën e opozitës.
Edhe më herët “RT” i ka kushtuar vëmendje protestave të opozitës. Në protestën e 5 Marsit para Parlamentit ofroi prej disa orësh me livestream protestën në faqen zyrtare në Facebook.
Opozita e bashkuar u mblodh këtë të shtunë përpara Kryeministrisë që në orën 18:30 ashtu siç edhe ishte paralajmëruar më herët nga organizatorët e saj.
Që në fillim, protesta është shoqëruar me tensione, ku në drejtim të Kryeministrisë janë hedhur molotov dhe flakadanë./abcnews.al