“Pas vendimit të gjyqtarëve të gjykatës së Bellizonës këtë mëngjes, desha të shpreh lumturinë time për të gjithë të dashurit e mi që më në fund drejtësia u vendos pas shtatë vitesh me gënjeshtra dhe manipulime”.
Kështu në një shënim Platini, ish-presidenti i UEFA-s, është shprehur i lumtur dhe i qetë pas vendimit të gjykatës.
Platini dhe ish-presidenti i FIFA-s, Sepp Blatter, ishin akuzuar nga ministria publike e Konfederatës për mashtrim kundër FIFA-s.
“E vërteta ka dalë në dritë. Lufta ime është një luftë kundër padrejtësisë. Kam fituar sfidën e parë. Në këtë rast, ka fajtorë që nuk u paraqitën gjatë këtij gjyqi. Unë nuk do të dorëzohem dhe do të shkoj në të gjithë rrugën për të kërkuar të vërtetën”, u shpreh Platini./ h.ll/abcnews.al