Tiranë- I ka dhënë fund jetës, gazetari dhe publicist i njohur Kastriot Myftaraj.
Mësohet se gazetari 60-vjeçar është hedhur nga kati i katërt i banesës ku jetonte në lagjen “Ali Demi”.
Njoftimi i policisë:
Më datë 07.07.2022, rreth orës 12:55, në lagjen “Ali Demi”, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i katërt i banesës ku banonte, shtetasi Kastriot Myftaraj., 60 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
/abcnews.al/