Një 72-vjeçar është mbytur këtë mëngjes në plazh, në afërsi të Lungomares në Vlorë.
Burime për abcnews.al bëjnë të ditur se personi i mbytur është dërguar në spital me kod të kuq.
Njoftimi i policisë:
Vlorë/Informacion paraprak
Sot, rreth orës 09:30, në lagjen “Uji i Ftohtë”, shtetasit M. D., 74 vjeç, duke qëndruar në breg të detit, dyshohet se i ka rënë infarkt dhe aktualisht ndodhet në spitalin e Vlorës, në gjendje të rëndë shëndetësore.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
/ABCNEWS.AL/