Vjosa përmbyt shtëpi në Fier, përsëritet katastrofa e 2015

schedule16:23 - 2 Dhjetor, 2017

schedule 16:23 - 2 Dhjetor, 2017

Në Fier po përsëritet katastrofa e 2015-ës. Lumi Vjosa ka përmbytur shtëpi dhe toka në Fier e Mallakastër. Tani ushtria dhe policia me mjete ajrore dhe lundruese janë në dispozicion të banorëve në zonat e përmbytura. Banorët kanë shpëtuar gjënë e gjallë, por uji është futur në shtëpitë e tyre.  Niveli i ujit e kaloi kuotën 8 metra nga shtrati ndërsa jashtë shtratit uji po arrin në 1 metër. Specialistët thonë se ujërat e vjosës do të vërshojnë me intensitet të lartë deri në mesnatë. Deri tani janë nën ujë 333 shtëpi në Ferras, Frakull, Cerven, Hekal dhe Kutë. 3500 ha tokë janë përmbytur. Forca të shumta policie, të ushtrisë me 2 helikopterë dhe mjete lundruese janë në gatishmëri për të përballuar situatën. Dalja e Vjosës nga shtrati ka vështirësuar edhe qarkullimin në aksin Levan- Tepelenë në afërsi të fshatit Mollaj./abcnews.al

 

https://youtu.be/fHk2uODOdCQ

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!