“Presioni i “paprecedentë” politik dhe vendosja e sanksioneve nga Perëndimi ka shtyrë Moskën dhe Minskun të përshpejtojnë procesin e integrimit midis dy vendeve fqinje”.
Kështu ka deklaruar presidenti rus Vladimir Putin, sipas la repubblica.
Në veçanti, Rusia dhe Bjellorusia synojnë të rrisin bashkëpunimin në furnizimin me ushqim dhe plehra në tregjet botërore, tha Putin.
Gjithashtu në një deklaratë ditën e sotme, zëdhënësi i Kremlinit Dmitri Peskov tha se mesazhi i presidentit ukrainas për presidentin rus, i dërguar nga presidenti indonezian Joko Widodo nuk ishte shkruar.
/abcnews.al