Kalido Koulibaly mund të largohet nga Napoli gjatë kësaj merkatoje, pasi për qendërmbrojtësin ka disa oferta nga klube të tjera, kryesisht në Premier League kërkojnë shërbimet e tij.
Në këto kushte te Napoli kanë filluar të mendojnë edhe për gjetjen e një zëvendësuesi, me drejtuesit që kanë hedhur sytë te Fiorentina, ku kanë “piketuar” Nikola Milenkovic.
Sipas “Tuttosport”, raportohet se qendërmbrojtësi serb mund të kalojë te napolitanët, teksa do të formonte një dyshe në qendër të mbrojtjes me lojtarin e përfaqësueses së Kosovës, Amir Rrahmanin.
“Nëse Koulibaly largohet për një shifër jo më të ulët se 40 milionë euro, zëvendësues i tij parashihet të jetë Milenkovic. Qendërmbrojtësi 25 vjeçar, një lojtar stabil dhe me vetëbesim të madh, është në gjendje të shënojë edhe gola akrobatikë”, shkruan mediumi italian. /f.a/abcnews.al