Paralajmëroi lajme të mira, Tabaku ironizon Ramën: Rrofsh sa malet o shoku Edi!

schedule14:43 - 30 Qershor, 2022

schedule 14:43 - 30 Qershor, 2022

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka ironizuar kryeministrin Edi Rama, pasi ky i fundit paralajmëroi sot lajme të mira për çështjen e negociatave.

Tabaku, thotë se atë lajm shqiptarët që ikin sot nga vendi, duhet ta kishin marrë kur ishin ende të vegjël.

“Lideri na ka njoftuar se mbase do kemi një lajm të mirë! Rrofsh sa malet o shoku Edi po atë lajm shqiptarët që ikin sot nga vendi, duhet ta kishin marrë kur ishin ende të vegjël! Megjithatë ishalla ke qëlluar në shenjë kësaj radhe, se ke festu shpesh po lajmi s’ka ardhur!”, shkruan Tabaku.

Mbetet për t’u parë se cili do të jetë lajmi i mirë që ka paralajmëruar kryeministri. Ndërkohë, Bullgaria ka njoftuar heqjen e vetos ndaj Maqedonisë së Veriut, duke zhbllokuar në këtë mënyrë procesin e çeljes së negociatave.

Kujtojmë se Franca ka përgatitur një propozim për zgjidhjen e çështjes mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë duke ngjallur shpresa se deri në fund të këtij muaji mund të zhbllokohet procesi i anëtarësimit në BE.

Propozimi i Francës për heqjen e vetos bullgare parasheh që kërkesat e palës bullgare të përfshihen në kornizën negociuese të Maqedonisë së Veriut dhe BE-ja të jetë garantuese për realizimin e tyre. g.v/abcnews.al